Mundësi trajnimi – Automatizimi i prodhmit
	 	 

Duke u bazuar në kërkesat e tregut vendore dhe ndërkombëtarë njohja me fushën e automatizimit të proceseve prodhuese gjene përdorim të gjerë në makinerit e ndryshme prodhuese qe posedojnë automatizime të tilla  si (linja prodhuese automatik, automatizimi i makinave universale, makina te ndryshme dhe automatizimi i pjesshëm i ndonjë procesi përpunues etj.) Më përdorimin e sistemeve e komponentëve makinerike, elektrike, elektro-pneumatike dhe elektro-hidraulike mund të automatizojmë ndonjë proces prodhues ne makinerite e ndryshme.  

Gjatë trajnimit per automatizimin e proceseve prodhuese do të demonstrohen si ne aspektin teorik dhe praktik si p.sh automatizimi dhe konfigurimi i makinave CNC, veglave te ndryshme et.  

Pas përfundimit te trajnimit shpresojmë qe te përfitojnë njohuri te mjaftueshme e pastaj të kontribuojnë në industritë e proceseve prodhuese. 

 

Temat kryesore: 

 

Në përfundim të kursit për Automatizimin e Proceseve Prodhuese, kursantet do të jenë të 

aftë: 

  • të dallojnë Automatizimin e proceseve prodhuese të ndryshme; 
  • të kuptojnë llojet e automatizimin industrial mekanik, elektrik, elektronik; 
  • të respektoj rregullat e sigurisë në punë në proceset prodhuese; 
  • të tregoj rëndësinë e aplikimit të sensoreve dhe aktuatoreve në proceset prodhuese,  
  • të kuptoje funksionin e dizajnit te sistemeve Pneumatike dhe Hidraulike dhe aplikimin e tyre të pajisjet prodhuese; 
  • ti tregoj për driverat dhe mekanizmat e një sistemi automatik, step motorët, driverat etj; 
  • të tregoj vidhat pa fund (boshti i filetuar), lëvizjet aksiale me ndihmën e kushinetave etj. 
  • të kuptoj mirëmbajtjen dhe riparimin e automatizimit të proceseve prodhuese bazike të makinat CNC;  
  • të kuptoj mekanizmat, dhëmbëzoret, magazinën e instrumenteve dhe sistemin e transmetimit; 
  • të dijë të respektoj rregullat e sigurisë gjate operimit te procese prodhuese të automatizuara dhe riparimit te tyre; 

Aplikimi i softuerëve virtual për konfigurim dhe simulim (Mach3, fluid sim, Cosimir etj.) 

Abonohu për shpalljet e fundit